Nga fundi i vitit kemi ndërmend të martohemi nuk duam të martohemi në verë se është shumë nxehtë. Por po, do të ketë dasmë.
A kanë filluar ethet e përgatitjes? Ermal Peçi e pyeti se si janë ndarë detyrat në çift teksa me shaka Dafina u shpreh se Kreshnikut si burrë i takon më shumë përgjegjësi për organizimin.
Kjo puna e listës është tmerr, dikush do mërzitet dikush do thotë diçka. Por të jem e sinqertë s’do merakosem për këtë pjesë, dasma do jetë dita më e rëndësishme e jetës sime dhe Kreshnikut dhe kjo vlen më shumë.
Shpesh ajo ka guxuar me veshjet e saj skenike, a do të guxonte edhe në dasëm me fustanin e nusërisë?
Do jem një nuse me fustan të bardhë, nuk do të eksperimentoj. Fustanin tim të nusërisë do t’ia trashëgoj vajzës.
Pra duket se dëshira e Dafinës lidhur me fëmijët është të ketë edhe një vajzë!