Ka ndërruar jetë 21-vjeçarja, e cila ishte goditur nga treni në lagjen Lakrishtë të Prishtinës. Lajmin e ka konfirmuar për mediat e Kosovës, shefi i Mjekimit të Intesives, Shaqir Uka.

Ai ka deklaruar se viktima nuk ka mundur t’i përballojë lëndimet e marra nga goditja e trenit. “Fatkeqësisht sot në orët e hershme të mëngjesit ka ndërruar jetë, nuk ka mundur t’i përballojë lëndimet e marra nga goditja e trenit”, theksoi ai.

Policia kishte njoftuar se aksidenti kishte ndodhur më 26 mars, rreth orës 16:30.

“Aksidenti ka ndodhë në hekurudhë ku kanë qenë të përfshirë një tren dhe një këmbësore. Si pasojë e aksidentit lëndime të rënda trupore kanë pësuar këmbësorja e cila është dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret Njësiti i Trafikut”, kishte deklaruar zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.