Edmond Lajçi është arrestuar nga policia e Kosovës pasi dyshohet se ka vrarë bashkëshorten e tij me armë zjarri.
Sipas informacioneve të deritanishme, ngjarja ka ndodhur në banesën e çiftit, në rrugën “Bill Clinton” në Pejë.
Gjithashtu mësohet se Gjyljeta Ukella, ishte prej 20 vitesh punonjëse në drejtorinë e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në komunën e Pejës.
Kryeprokurori i Pejës, Agim Kurmehaj, ka thënë për mediat në Kosovë se çifti kanë tre fëmijë dhe se rasti është në hetim për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje të rëndë që tronditi mëngjesin e sotëm Kosovën.
Në vetë pak ditë në Kosovë janë vrarë dy gra nga bashkëshorti dhe ish-bashkëshorti.
Më 12 prill, u vra 21-vjeçarja Erona Cokli, brenda zyrës së qendrës për Punë Sociale në Ferizaj, nga ish- bashkëshorti i saj Valon Aliu. /btvnews.al