E shtunë, 30 Nëntor, 2024

Sulmet e Metës ndaj kreut të SPAK/ Vjen reagimi i fortë nga BE: Të papranueshme! Mbështesim luftën kundër korrupsionit

Delegacioni i BE në Tiranë ka reaguar ashpër ndaj sulmeve të Ilir Metës për drejtuesin e SPAK.

Përmes një deklarate në rrjetin social X, BE shprehet se sulmet dhe tentativa për të penguar punën e drejtësisë nuk kanë vend në demokraci.

BE thekson gjithashtu se Brukseli mbështet punën e gjyqësorit dhe anëtarëve të tij në luftën kundër krimit dhe korrupsionit.

Deklarata

“Sulmet apo intimidimet kundër anëtarëve të gjyqësorit nuk kanë vend në demokraci. Ne mbështesim deklaratat e Këshillit të Lartë të Prokurorisë duke dënuar si  papranueshme deklaratat publike të drejtuara kundër SPAK.

 

Bashkimi Evropian qëndron pranë magjistratëve dhe profesionistëve shqiptarë të angazhuar në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar“, thuhet në deklaratë.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit