Modelja Rike Roçi ishte një ndër banoret më të komentuara në “Big Brother VIP3”, e cila javën e kaluar u eleminua nga shtëpia.
Gjatë një interviste të zhvilluar ditën e sotme në emisionin “Wake Up”, Rike Roçi ka treguar banorin që mendon se do të jetë fituesi i këtij sezoni.
Ndonëse Rike ka dëshirë që çmimin e madh ta fitojë mikja e saj Roza Lati, modelja tha se Jul Deda është një lojtar i fortë që ka dhënë shumë në atë shtëpi, duke treguar se aktori ka më shumë mundësi që të fitojë “BBVIP3”.
“Me zemër do të doja që ta fitonte shoqja ime Roza Lati. Por që ka dhënë shumë në atë shtëpi është Juli. Sado u distancova dhe pata debate kohët e fundit, ai është 24 orë në lojë, e do më fort se të gjithë dhe e ka potencialin. Nuk e mohojmë dot, është lojtar i fortë. Mund të jetë kundër Romeos besoj. Me karaktere, këtë vit femrat kanë qenë shumë të forta. Por nga fundi nuk të lë Deda.”– tha Rike. /btvnews.al