E enjte, 21 Nëntor, 2024

Fadromat lirojnë hapësirat publike në Maqellarë

Bashkia Dibër ndërmori këtë të mërkurë një aksion për lirimin e hapësirave publike të zaptuara nga ndërtesa pa leje, pranë gjimnazit dhe kopshtit të fëmijëve si dhe pranë Qendrës Shëndetësore në Njësinë Administrative Maqellarë.

Bëhet e ditur se fadromat kanë ndërhyrë në bazë të një vendimi të Këshillit bashkiak Dibër, dhe njoftimi u është dërguar sipas ligjit, 15 ditë para, zotëruesve të këtyre ndërtesave. I gjithë aksioni u zhvillua në normalitet pasi nga pronarët që administronin këto objekte të paligjshme nuk ka pasur asnjë rezistencë.

Qytetarët e konsiderojnë një punë të mirë nismën e ndërmarrë nga bashkia Dibër për lirimin e hapësirave publike.

 

Bashkë me lirimin e hapësirave publike është prishur edhe një ndërtesë e cila pengonte dukshëm rrugën e komunikimit me institucionin publik të kopshtit të fëmijëve, duke u dhënë hapësirën e nevojshme për qarkullim mjeteve dhe këmbësorëve. /btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit