Demi-Kalimi tranzit i Hënës ju shkakton sot një farë nervozizmi të lehtë, i cili mund të manifestohet në forma të ndryshme në marrëdhëniet familjare dhe miqësore, por asgjë serioze. Në ndihmë për t’ju mbështetur është Plutoni i cili vazhdon të banojë i lumtur në shenjën miqësore të Bricjapit.

Binjakët-Një ditë e bukur do të jetë kjo e premte për ju. Problemi shëndetësor që u ka shqetësuar ditët e fundit do të marrë fund dhe ju do të jeni gati të nisni një jetë të re.

Gaforrja-Për fat të mirë, sot dita është ideale për të marrë vendime të rëndësishme.

Luani-Kjo ditë do të jetë speciale, për shkak se yjet janë mjaft të favorshëm dhe do ju ofrojnë mundësi të shumta, të cilat duhen kapur fluturimthi. Sa i përket ndjenjave, ata që kanë aktualisht një histori, mund të hedhin një hap më shumë.

Virgjëresha-Një prej periudhave më pozitive dhe frymëzuese të vitit do të nisë për ju dhe është shumë e rëndësishme që të mos i lejoni vetes asnjë pengesë apo limit. Mënyra sesi e shihni botën do të ndryshojë pozitivisht.

Peshorja-Puna kërkon që të fokusoheni tërësisht tek ajo dhe të lini mënjanë shpërqendrimet që mund të vijnë nga ata që ju rrethojnë. Nëse ju mungon përqendrimi, bëni pushim, kthjelloni mendjen e më pas rifilloni.

Akrepi-Keni shumë situata nëpër duar, një ndër to me një person që ju pëlqen. Është momenti juaj për të për sulm, në të gjitha fushat, për t’u ndier i kompletuar. Mos u tërhiqni në momentin e fundit, e vetmja gjë për t’u bërë është që të insistoni dhe të reagoni, pavarësisht se si do të jetë rezultati.

Shigjetari-Përfitoni nga kjo dite për të diskutuar mbi problemet dhe debatet që keni pasur në jetën tuaj në çift. Financat fatmirësisht nuk do jenë aspak problematike.

Bricjapi-Një e ditë e shkëlqyer dhe dinamike për shumë prej jush. Urani në Demi ju bën më të gëzuar, sensualë, të dashur, veçanërisht nëse e festoni ditëlindjen në dhjetëditëshin e dytë. Nuk mungon harmonia në familje dhe ndjenja e solidaritetit me miqtë.

Ujori-Lumturia është kryefjala e ditës së sotme për ju. Planet tuaja do të shkojnë sipas parashikimeve dhe do të merrni një lajm të mirë për sa i përket financave. Të dashuruarit do marrin një lajm të mirë.

Peshqit-Fati është në anën tuaj dhe planetët do të vënë dorën e tyre për të arritur atë që dëshironi. /btvnews.al