Në një reportazh të kësaj agjencie, ekspertët shqiptarë që e njohin nëntokën, flasin me mjaft optimizëm, ndonëse një studim ndërkombëtar që njoftoi zbulimin e të parës rezervë nëntokësore hidrogjeni në botë konstatonte praninë e një sasie të pakëtn deri në 50 mijë ton që mund të mos sillte shumë përfitime nëse instalohen impiante nxjerrëse.
Baki Bajraktari, minator: Sasia e hidrogjenit është e madhe sepse prej 2011-ës që ka shpërthyer për herë të parë, sot jemi në 2024-ën atje nuk pushon ai vendburim. Po të ishte sasi e vogël, për 13 vite duhej të ishte mbaruar.
Bardhyl Muçeku, profesor gjeologjie: Bulqiza është rasti i parë që konsiderohet si rezervuar hidrogjeni që përmban 84% gaz. Kjo është e rëndësishme në shkallë globale, sepse shkencëtarët nuk kanë zbuluar ende një rezervuar të tillë diku tjetër.
Nxjerrja e hidrogjenit nga nëntoka është me shumë leverdi, pasi deri më sot shkencëtarët i kanë bërë llogaritë që hidrogjenin ta përftojnë nga uji, një proces që ka kosto shumë të larta, çka shkurajon kërkimet në këtë fushë. /btvnews.al