E premte, 22 Nëntor, 2024

Nuk më rruhet për SPAK e burgun”, Monika Kryemadhi shpërthen ndaj Metës: Të gjithëve u vjen keq që lideri po degradon dita ditës

Monika Kryemadhi në mbledhjen e Komitetit Drejtues të PL foli me tone të larta, duke thënë se Partia e Lirisë nuk ka prerje kokash. Pas përplasjes politike me Ilir Metën, Kryemadhi u shpreh se prioritetet e PL, nuk janë përjashtimet, por janë hapja e partisë, krijimi i hapësirave të reja.

Detyra e një anëtari të partisë, tha Kryemadhi, nuk është të vijë me piaggo dhe nesër të largohet me Range Rover.

Më tej, Kryemadhi u shpreh se votat nuk bëhen me like dhe share, por duke u takuar me njerëzit dhe duke zgjidhur probleme.
Ajo tha po ashtu se nuk i “rruhet për burgun dhe SPAK”. Po ashtu shtoi se të gjithëvë u vjen keq që lideri po degradon ditë pas dite.

“Shumë prej jush u thuhet distancohuni nga Monika se do shkojë në burg, u them nuk më rruhet as për burgun as për SPAK.
Sa kam parë kumbulla e fara luledielli të tilla në këto 30 vjet si puna e këtyre do hyjnë e do dalin sa të duash”, tha ajo.

“Në një parti politike, meritokracia ka rëndësi më shumë sesa servilizmi. Servilizimi dhe jesmenet i mbyllin jetën asaj.

Tradhtarët në krye të PL, ku nga këto një prej tyre jam unë, ju ka mbyllur derën pjesës më të madhe tuajën. Aq më shumë djem dhe vajza të reja të cilët nuk kanë pasur mundësinë që nga largimi i Petrit Vasilit nga drejtimi, dyert e PL kanë qenë të mbyllura.

Mendoj se prioritetet e PL, nuk janë përjashtimet, por janë hapja e partisë, krijimi i hapësirave të reja. Edhe për të mësuar nga gabimet e Monika Kryemadhit. Nuk jam e pagabueshme. PL nuk ka nevojë për prerje kokash, sepse nuk ka çfarë koka të presë. PL ka nevojë për një program dhe hapësirë të re që i krijon mundësi grave dhe vajzave, por jo atyre që përdoren dhe ngrihen kundër njëra tjetrës.

Votat nuk bëhen me like dhe share, por duke u takuar me njerëzit dhe duke zgjidhur probleme.
Detyra jonë është ti hapim, sytë njerëzve, të forcojmë institucionin e familjes sepse familja e vogël bën familjen e madhe.
Detyra e një anëtari të partisë nuk është të vijë me piaggo dhe nesër të largohet me Range Rover”, tha Kryemadhi.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit