E diel, 24 Nëntor, 2024

Gjykata liron nga qelia katër personat që protestuan para bashkisë së Tiranës

  1. Gjykata e Tiranës ka liruar nga qelia katër të arrestuarit pas protestës tek Bashkia e Tiranës ku u hodhën bomba molotov të premten.

Togat e zeza kanë caktuar masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për katër të arrestuarit me inicialet K. V., B. M., F K., dhe A. M.

Gjithashtu, gjykata vendosi që atyre u ndalohet pjesëmarrja në protesta të tjera.

Prapa kafazit prej xhami, para nisjes së seancë, protestuesut janë shprehur se kanë  marrë pjesë në protestë si qytetarë dhe nuk kanë qëlluar me molotov.

“Edhe rripin e pantallonave na i kanë hequr”, tha një nga protestuesit.

“Unë jam arrestuar nga policia Fier. Është rrethuar ferma, dhe është terrorizuar familja, nëna ime. Kam qenë në protestë. Jamë anëtar i kryesisë së PD, jam biznesmen. Nuk kam qëlluar as me molotov, unë kam respekt për policinë e shtetit. Kërkoj nga drejtësia shqiptare vetëm drejtësi”, tha qytetari tjeter. /btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit