E enjte, 21 Nëntor, 2024

Përdhunimi i 11-vjeçares në Kosovë, 62 vite burg për gjashtë të akuzuarit

Gjashtë të akuzuar për përdhunimin e një vajze 11-vjeçare në Prishtinë verën e vitit 2022, janë dënuar sot me 62 vjet burgim.

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur sot aktgjykimin në çështjen penale kundër të akuzuarve B.R, D.RR, B.S, M.S, F.S, M.R, G.S dhe E.S.

Sipas verdiktit të Gjykatës, i akuzuari B.RR është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 12 viteve, ndërsa të akuzuarit D.RR, B.S, M.S, F. S dhe M.R janë dënuar në kohëzgjatje prej dhjetë vitesh, secili veç e veç.

Ndërsa, i akuzuari G.S është liruar nga aktakuza për veprën penale të Dhunimit, i pandehuri D.RR është liruar nga aktakuza për veprën penale ‘Ndihmë në kryerjen e veprës penale të Dhunimit’, i pandehuri F.S është liruar nga aktakuza për veprën penale ‘Ndihmë në kryerjen e veprës penale të Dhunimi’, si dhe i akuzuari E.S është liruar nga aktakuza për veprën penale ‘Ndihmë në kryerjen e veprës penale të Dhunimit’.

Rasti i dhunimit të 11-vjeçares kishte tronditur opinionin kur u bë publik në muajin gusht të vitit 2022. Atë kohë fillimisht u raportua për pesë persona të dyshuar për dhunim të fëmijës. Më pas u zbulua se 11-vjeçarja ishte dhunuar edhe gjatë muajit qershor. /btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit