Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është shprehur kundër lëvizjes së kreut të grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi për të çuar sërish në Kushtetuese mandatin Olta Xhaçkës.
Ai tha se Gjykata Kushtetuese foli një herë për këtë çështje.
Basha: As nuk kemi ndaluar dhe as nuk kemi lejuar askënd. Është bindja totale e PD se kthimi në gjykatë Kushtetuese është një tjetër lehtësim që i bëhet Edi Ramës në një akt të paprecedentë në 30 vite. Gjykata Kushtetuese ka folur. Kur flet Kushtetuesja, bindet Parlamenti. Askush nuk është mbi Gjykatën Kushtetuese, përveç Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut. Po pastaj ku do e çosh? Te daje Ceni? Ça do të thotë Kushtuesja? Apo bëjmë sikur! I ka zënë paniku pushtetarët shqiptarë nga SPAK. Por që në këto akte të jetë bashkëpunëtore një pjesë e opozitës, tregon krizën që ka kjo pjesë. I bëj thirrje mos fusni kokën në rërë si struci, mos bëni për budallenj shqiptarët dhe demokratët, hiqni dorë nga skemat boshe.
Ta çosh në Kushtetuese do të thotë të bësh Duanë e Ramës.