Rey Manaj po kalon një moment fantastik, më të mirin në karrierën e tij, ku në Turqi po lufton kokë më kokë me yje si Icardi dhe Dzeko për trofeun e “Këpucës së Artë”. Manaj ka realizuar 17 gola në Superligë, 21 në total duke përfshirë edhe Kupës, shifra të denja për një “bomber”. Paraqitjet e Rey Manaj po tërheqin vëmendjen e shumë klubeve të mëdha, një prej tyre është edhe Gallatasary, me kryesuesit që kishin kërkuar informacion për sulmuesin kuqezi, por në momentin që mësuan shifrën që kërkon Sivasspor, 10 milionë euro, u tërhoqën nga gara, shkruajnë mediat në Turqi.
Jo vetëm Gallatasaray, por gjithnjë sipas mediave turke, për Manaj ka interesim konkret edhe në La Liga, ku për sulmuesin kuqezi interesohen ekipe si Getafe dhe Mallorca. Paraqitjet e shkëlqyera të Rey Manaj ka bërë që emri i tij të lakohet edhe në Serie A.