Gjatë natës pritet përmirësim i theksuar i kushteve atmosferike në të gjithë territorin e vendit.

Temperaturat e ajrit do të rriten si në mëngjes edhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 4°C temperatura më e ulët në Pukë deri në 21°C vlera maksimale e cila do të shënohet në Tiranë dhe Elbasan.

Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det duke arritur shpejtësinë 35 km/h nga drejtimi jugor, duke gjeneruar në brigjet e Adriatikut dhe Jonit dallgëzim 2 – 3 ballë