Hapja e rrugës së Arbrit përmes fshatit Majtarë në Njësinë Administrative Maqellarë në Bashkinë Dibër, ka bërë që të ndahen përmes tokat bujqësore.
Banorët e këtij fshati e kanë pranuar pa asnjë pengesë hapjen e rrugës, por ato ankohen se nuk janë bërë si duhet kanalet kulluese anësore, duke bërë që sa herë ka reshje shirash, ujërat që mblidhen në rrugë futen në tokat bujqësore.
Ata kërkojnë që të ndërtohen kanalet kulluese anësore. Po ashtu, banorët shprehen se mungojnë edhe nënkalimet për të kaluar bagëtinë nga njëra anë në tjetrën.
Adem Dardha kërkon që këto dy kërkesa të zgjidhen nga institucionet përgjegjëse.Terreni i thyer e bën të mundur mbeldhjen e shumë ujërave të shiut, ndaj banorët kërkojnë zgjidhje të menjëhershme nga firma apo autoritetet vendore. /btvnews.al