Si pasojë e përplasjes së mjeteve ka mbetur e lënduar një pasagjere, e cila ndodhet në spitalin e Bulqizës, jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, përplasja ka shkaktuar dëme të mëdha materiale për të dyja automjetet, të cilat janë dëmtuar si pasojë e goditjes së fortë. Ndërkohë, në vendngjarje mbërriti grupi hetimor i cili po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Kjo është një zonë problematike e rrugës nacionale Bulqizë – Peshkopi për shkak edhe të mungesës së theksuar të sinjalistikës horizontale e asaj vertikale. Ndërsa situata më shqetësuese bëhet kur ka reshje shirash, pasi automjetet rrëshqasin dhe kthehen në burim aksidentesh. /btvnews.al