Ai u shpreh se ishte pro zgjatjes së mandatit për prokurorët, ndërsa shtoi se Partia Socialiste nuk duhet që ta përdorë një gjë të tillë si “‘çengel’ për të hapur dyer të tjera”.
“Të zgjasësh mandatin e prokurorëve nuk ka nevojë të ulesh me PS. Është një ndryshim i thjeshtë në Kushtetutë. Nëse kjo do të përdoret si një vegël për të hapur Kushtetutën për ndryshime të tjera për llogari të PS, sigurisht që do ta refuzojmë si një manovër të ulët politike.
Ndaj ne kemi ndjekur një rrugë tjetër. I bëjmë propozimet, i publikojmë dhe i dërgojmë në parlament.
Në paketën që kemi dërguar janë të gjithë propozimet për të mbështetur SPAK, t’i marrin dhe t’i votojnë.
Nëse kanë vullnet që të zgjaten mandatet e prokurorëve, jemi të hapur ta bëjmë këtë. Nëse duan të përdorin si çengel për të hapur të tjera gjëra siç bënë në 2020 për Reformën Zgjedhore, atëherë te PD, derën e kanë të mbyllur”, tha Basha.