E premte, 22 Nëntor, 2024

“Meta është kartë e djegur”, Basha: Nuk merrem as më të dhe as me mashat e tij! Është harxhim kohe për mua

Kreu i PD-së, Lulzim Basha e ka konsideruar “kartë e djegur” presidentin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

Në një konferenë për mediat, Basha u përgjigj shkurtimisht se Meta është harxhim kohe për të dhe opozitarët, teksa theksoi se “s’merrem më me të”.

“Meta iu ka akuzuar se ju njohin nga kunati dhe jo nga vëllai. Çfarë përgjigje keni?”, e pyetën gazetarët.

“Nuk merrem më me zotin Meta dhe as me mashat e tij, është harxhim kohe për mua, për opozitarët. Ne punë kemi me zotin Rama dhe zotin Veliaj, zoti Meta është kartë e djegur”, u përgjigj Basha. /btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit