E enjte, 21 Nëntor, 2024

Prej 14 vitesh, hero për bashkëshorten e tij të sëmurë

Ky është 59 vjeçari Kismet Balja nga Bulqiza.

Prej më shumë se 14 vitesh ai është kthyer në një hero për bashkëshorten e tij, Florën e cila pas një sëmundje të beftë dhe të rëndë ka mbetur e paaftë për të punuar.

Por, edhe ai vetë është i papunë për shkak se nuk ka ku ta lërë bashkëshorten. Kismeti tregon se vetë merr vetëm 3 mijë lekë të rinj ndihmë ekonomike, por as pensioni i saj e as ndihma ekonomike nuk mjaftojnë për të marrë ilaçet e bashkëshortes të cilat kushtojnë 25 mijë lekë të rinj në muaj.

Kismeti kërkon që të përfitojë të paktën pensionin e kujdestarisë pasi ai është i vetmi që i shërben dhe kjo e ka penguar që edhe të punojë diku tjetër. Familja e ka të pamundur të përballojë shpenzimet e ilaçeve për Florën, ndaj apeli i kryefamiljarit shkon për institucionet shtetërore dhe këdo që ka mundësi ekonomike ta ndihmojë.Kismet Balja shpresojnë që institucionet të reagojnë dhe t’i ofrojnë ndihmën e nevojshme familjes së tij. /btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit