E diel, 24 Nëntor, 2024

I dënuar në Itali për drogë, Prokuroria e Kukësit sekuestron pasuritë e një personi me rekorde kriminale

Prokuroria ka sekuestruar dy automjete dhe dy apartamente të shtetasit me iniciale SH. H, në Kukës.

“Ky shtetas është arrestuar në Itali për shpërndarje lënde narkotike, kokainë. Sipas të dhënave të regjistruara në regjistrin e gjendjes gjyqësore të Republikës së Italisë për shtetasin Sh.H. rezulton se më 06.07.2012 është dënuar për veprën penale “posedim i paligjshëm i lëndëve narkotike”. Sipas këtij vendimi është dënuar me 8 muaj burgim dhe 4000 euro gjobë, dhe më pas pezullimin me kusht të dënimit sipas nenit 163 të Kodit Penal”, raporton policia.

Prokuroria Kukës kërkon konfiskimin e pasurive të shtetasit Sh.H, dënuar për shpërndarje të lëndëve narkotike në Itali

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës kërkon konfiskimin e pasurive të shtetasit Sh.H. i dënuar për shpërndarje lëndë narkotike kokainë në Itali.

Kjo prokurori, më datë 13.01.2020 ka regjistruar referimin pasuror nr. 1, mbi bazën e materialeve referuese të ardhura nga Prokuroria e Krimeve të Renda Tiranë, më datë 14.12.2019, në ngarkim të shtetasit Sh.H. Rezultojnë të dhëna nga Zyra Qendrore Interpol Tirana është i regjistruar me rekorde kriminale në Itali.

Ky shtetas është arrestuar në Itali për shpërndarje lënde narkotike, kokainë. Sipas të dhënave të regjistruara në regjistrin e gjendjes gjyqësore të Republikës së Italisë për shtetasin Sh.H. rezulton se më 06.07.2012 është dënuar për veprën penale “posedim i paligjshëm i lëndëve narkotike”. Sipas këtij vendimi është dënuar me 8 muaj burgim dhe 4000 euro gjobë, dhe më pas pezullimin me kusht të dënimit sipas nenit 163 të Kodit Penal.

Në kuadër të këtij procedimi pasuror mbi kërkesën e prokurorit, Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës vendosi.

Më datë  15 prill 2024 organi procedues ka paraqitur para gjyqtarit kërkesë për konfiskim pasurie. Çështja ndodhet në gjykim.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit