Aktorët Egla Ceno dhe Julian Deda janë përfshirë në një sherr të ashpër me njëri-tjetrin në shtëpinë e Big Brother Vip, pasi një nominim i banores çoi në finale Romeo Veshajn.
‘Kujdes hundën”, iu drejtua aktorja, duke shtuar “je përdorues”, diçka që ka acaruar Jul Dedën i cili është përgjigjur se nuk ka pirë ndonjëherë drogë.
“A do pak striptizëm?”, iu kthyer aktori, duke shtuar se “s’jam përdorues”.
Pjesë nga debati:
Egla: Kujdes hundën!
Juli: A do pak striptizëm?
Egla: Shiko hundën.
Juli: Hundën? Në farë kuptimi, pse ma bën hundën kështu?
Egla: Sepse mund të biesh, rrëzohesh e thyen.
Juli: Nuk marr drogë unë zemra. S’kam marrë ndonjëherë drogë unë.
Egla: Shiko hundën, se do biesh dhe do e thyesh po të them.
Juli: Nuk kam marrë ndonjëherë drogë.
Egla: Do thyesh hundën o budall. Ua çfarë përdoruesi
Juli: Jo nuk jam përdorues.
Egla: Shiko hundën se do e thyesh. Je një përdorues, e ke lëkurën shollë, nga ty pres çdo gjë.
Egla: Je artisti më i ulët, kanë kaluar 36 veta në këtë shtëpi dhe je robi më i ulët që ka parë shtëpia. Ik or shollë.
Juli: O kërmilli im.
Egla: Je artisti më i ulët në këtë shtëpi.
Juli: Nuk jam, i kam treguar vlerat e mia artist.
Egla: Një artist i mirë nuk i thotë një artisti tjetër “tani je bërë e famshme”. Një artist nuk i thotë artistit tjetër do hash falas gjashtë muaj, një artist nuk i thotë artistit tjetër të kanë përzënë nga teatrot.
Juli: Ik pirdhu andej. Çfarë artiste je ti, je e lartë ti? Artisti që ul artistin është vromë për vete. Kaq e shpifur dhe gënjeshtare je ti. Turp të të vijë, je mashtuese. Ta tregoj unë drogën që ma bën kështu tek hunda.
Egla: Je pa shtyllë kurrizore dhe pa cipë në faqe. Je shollë.
Juli: Je e poshtër, edhe në jetë duhet të jesh e poshtër.
Egla: O Astrit, jo artist por ti je Astrit. Sa bukur flet ti o Astrit!
Juli: Ti po flet për 20 vitet e mia në skenë dhe prapë i hyre këtij muhabeti. Jazëk atij regjisori që të merr ty në punë që denigron kolegët e tu. Jazëk atij që të merr ty në punë nesër që denigron artistët këtu brenda shtëpisë. Me një njeri të poshtër nuk punohet pikë.