Një ngjarje tepër e rëndë është regjistruar në Shkodër, ku një nënë dhe tre fëmijët e saj raportohet se janë mbytur në lumin Buna.
Në lidhje me ngjarjen, ka reaguar kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci. Ky i fundit shprehet se opinioni publik ëhstë tronditur nga kjo ngjarje. “Inkurajoj trupat speciale të bëjnë të mundur gjetjen e trupave sa më shpejt dhe institucionet përkatëse në dhënien e versionit zyrtar e dënimit të kujtdo që nxiti një veprim të tillë”, shprehet kryebashkiaku Beci.
Shkodra, por edhe gjithë opinioni publik ndihen sot të tronditur nga humbja tragjike e një nëne dhe tre fëmijëve të saj.
Inkurajoj trupat speciale të bëjnë të mundur gjetjen e trupave sa më shpejt dhe institucionet përkatëse në dhënien e versionit zyrtar e dënimit të kujtdo që nxiti një veprim të tillë.