Ideja e Deco-s dhe Laporta-s është e qartë, do të vijojnë me Xavin deri në 2025, periudhë kur i përfundon kontrata, për të vijuar më pas me Luis Enriquen një projekt të ri. Enrique është një trajner “made in” Barcelona, një simbol i këtij klubi, si lojtar dhe si trajner, ku në 2015 fitoi edhe “tripletën” e famshme. Sigurisht përcaktues mbetet dëshira e vetë trajnerit.
E sigurt është se nëse Enrique nuk rinovon kontratën e tij me PSG, atëherë pas një viti pritet të rikthehet në Barcelonë. Enrique vërtetoi edhe në Paris se është një trajner kalibri, fitoi titullin në Francë pa Messi, Neymar etj dhe me një marrëdhënie shumë të tensionuar me Mbappe. PSG është në garë për një biletë për në finalen e Champions League, gjithashtu janë edhe në finalen e Kupës së Francës.