Shokët e shoqet e klasës, së bashku me prindërit e tyre u shfaqën të pikëlluar e me lot në sy.
Librat e motrave të moshës 9 dhe 8 vjeç, të dyja në klasën e dytë, u zëvendësuan në bankat e shkollës me lulet e bashkëmoshatarëve të tyre.
Një prej prindërve, e cila ka vajzën në të njëjtën klasë ku mësonin dy viktimat e mitura, u shpreh se e kishin të vështira t’ua shpjegonin fëmijëve të tyre mungesën e Ergesës e Gresës.
“I ka pasur në klasë të dyja vajzat. Është ditë shumë e vështirë, edhe për fëmijët edhe për prindërit. Vajzës ishte e vështira t’ia shpjegoja, i thashë thjesht që ke humbur dy shoqe sepse mami i saj shkoi të lahej në Shirokë”, shprehet ajo.
Trupi i pajetë i 9-vjeçares Egesta u gjet rastësisht në lumin Bunë nga një peshkatar mbrëmjen e 4 Majit, ndërsa Gresa u gjet pasditen e djeshme (6 Maj) pas kërkimeve nga palombarët e RENEA-së dhe forcave të ushtrisë.
Ndërkohë ende s’ka asnjë gjurmë të trupit të nënës, 39-vjeçares Alma Arrazi dhe djalit 3-vjeçar.