Masat ajrore që qarkullojnë janë relativisht të lagështa. Moti përgjatë gjithë javës parashikohet me kthjellime dhe vranësira në shtim kryesisht nga orët e mesditës, të cilat hera –herës pasohen me reshje shiu me intensitet të ulët ndërsa në relievet malore lokalisht mesatar në formën e shtrëngatave afatshkurtra shoqëruar me shkarkesa elektrike e lokalisht breshër.
Në zonat luginore prani e mjegullës/ mjegullinës në orët e mëngjesit si dhe në momentin e reshjeve.
Parashikohet rritje graduale e temperaturave kryesisht ato të mesditës ku ditën e Enjte pritet që vendet e ulta të arrijnë deri në 30 gradë celsius.
Era parashikohet të jetë me drejtim juglindje – verilindje me shpejtësi mesatare 2-8m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina kryesisht ditën e enjte e të premte fiton shpejtësi 12-16m/sek. Valëzimi në dete pritet të jetë i forcës 2-3 ballë. /btvnews.al