E enjte, 21 Nëntor, 2024

E rëndë/ Vret nënën me thikë, arrestohet autori në Lezhë

Një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të Hënë. Djali ka vrarë me thikë nënën e tij në Lezhë.

Sipas bluve, ngjarja ka ndodhur në lagjen “Besëlidhja” të qytetit. Autori është 62 vjeçari Arsen Dani i cili ka goditur me thikë nënën e tij 88 vjeçare Gjylije Dani. Dyshohet se autori i cili është arrestuar, vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Lezhë/Informacion paraprak

Rreth orës 14:30, shtetasi A. D., 62 vjeç, banues në lagjen “Besëlidhja” (dyshohet shtetas me probleme të shëndetit mendor), ka vrarë me mjet prerës (thikë), nënën e tij, shtetasen Gj. D., 88 vjeçe.

Shërbimet e Policisë kanë arrestuar në flagrancë shtetasin A. D. dhe kanë sekuestruar mjetin prerës (thikë), me të cilin është kryer vrasja.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet në vendngjarje për të sqaruar dhe dokumentuar me prova ligjore rrethanat e rastit.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit