E premte, 29 Nëntor, 2024

Hapi servisin e tretë më të rëndësishëm në New York, kush është shqiptari me klientët e famshëm, nga JLo te 50 CENT

Drilon Selimaj është mekaniku shqiptar i makinave që ndodhet në top listat amerikane të mekanikëve. Ai ka treguar se ka ikur në SHBA që në moshë të vogël dhe pasioni për makinat i ka lindur që në atë kohë.

“Unë kam 23 vite në Amerikë, kam shkuar me familjen. Kam qene 13 vjeç kur kam ardhur. Kemi që 2001, pak para 11 shtatorit. Jam lindur dhe rritur në Prishtinë dhe jam me prejardhje nga Plava e Gucicë.

Babin e kam të punësuar në ndërtimari dhe kam filluar ta ndihmojë atë në fillim, por makinat i kam pasur gjithmonë pasion. Fillova fakultetin në biznes por nuk e gjeja veten në asnjë vend tjetër, përveç se të bëja diçka me makinat. Aty lindi ideja të mësoja zanatin dhe bëra 2 vjet shkollë. Këtu kam bërë sa më shumë punë”.

Më tej, Driloni ka zbuluar se ka hapur servisin e tretë më të rëndësishëm në New York, ku shumë artistë me famë botërore kanë shkuar për të rregulluar makinat e tyre, nga 50 CENT dhe deri te Jennifer Lopez.

“Shumica mundohet të jenë sa më thjeshtë. Ka dhe prej atyre që nuk vijnë dhe vetë, por dërgojnë shoferët e tyre. Megjithatë, shumica prej tyre mundohen të jenë sa më të thjeshtë. Mundohem që garazhdin ta mbaj sa më pastër, që kur të vijnë klienta të këtij niveli të jenë të habitur”, tha ndër të tjera ai.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit