Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Lushnjë ku babai ka plagosur me çifte vajzën dhe më pas ka vrarë veten. Behar Musaku, 82-vjeç ka qëlluar me çifte në pjesën e barkut vajzën tij Rudina Musaku, 40-vjeçe, e cila ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e Lushnjës. Më pas i moshuari ka vrarë veten
LUSHNJË– Një krim i rëndë në familje në lagjen 18 tetori në Lushnje. Babai 82 vjeç Behar Musaku ka qëlluar me armë gjahu mbi të bijën 40 vjeçare Rudina Musaku.
Pasi ka plagosur të bijën në gjendje të rëndë, Behari ka vrarë veten me armën që e kishte me leje. Ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes, por sipas të dhënave gjithçka ka ndodhur pas një grindjeje të çastit.
Rudina Musaku jetonte në Tiranë ku edhe punonte. Kishte ardhur si çdo fundjave te prindërit në Lushnje pasi ishte e divorcuar dhe dy fëmijët jetonin me babain e tyre në Berat. /btvnews.al