Sipas informacioneve një shtetas ka humbur jetën aksidentalisht duke pastruar armën e zjarrit të tipit çifte.

Mësohet se viktima është rreth 45-vjeç dhe është identifikuar si shtetasi Taulant Myftarlli, ndërkohë policia është nisur drejt vendngjarjes për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

Maliq/Informacion paraprak

Mbrëmjen e sotme, në fshatin Zëmblak, Maliq, në banesë, shtetasi T. M., rreth 45 vjeç, duke pastruar armën e gjahut (të cilën e posedonte me leje) dyshohet se arma është shkrepur aksidentalisht dhe për pasojë ky shtetas ka humbur jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.