Një grua ka kallëzuar në polici se i është larguar nga banesa bashkëshorti 43-vjeçar, ndërsa një prind ka thënë në komisariat se është larguar nga banesa vajza adoleshente.
Më datë 18.05.2024, në Komisariatin e Policisë Durrës, ka kallëzuar shtetasja A. H., 39 vjeçe, se më datë 17.05.2024, është larguar nga banesa, bashkëshorti i saj, shtetasi A. H., 43 vjeç.
-Më datë 18.05.2024, në Komisariatin e Policisë Durrës, ka kallëzuar shtetasi Gj. Xh., 52 vjeç, se më datë 17.05.2024, është larguar nga banesa, vajza e tij, shtetasja R. Gj., 14 vjeçe.
Policia po punon për gjetjen e të dy shtetasve. /btvnews.al