E martë, 26 Nëntor, 2024

I këputi veshin dhe tentoi të mbysë gruan “i rrëmbyer” nga xhelozia, arrestohet shqiptari në Itali

Një 55-vjeçar shqiptar, i cili dhunoi brutalisht gruan e tij në Itali është arrestuar. “Corriere Cesenate” raporton se sulmi ndaj gruas ka ndodhur në San Mauro Pascoli më 25 Prill të këtij viti, ndërkohë që agresori është vënë në pranga të dielën e 19 Majit. Për 55-vjeçarin me origjinë shqiptare, Prokuroria e Forlit kishte lëshuar një urdhër-arresti për keqtrajtim në familje dhe tentativë vrasjeje.

Ngjarja për të cilën u arrestua i dyshuari ndodhi pasditen e 25 Prillit dhe në pritje të daljes së vajzës së tij më të vogël nga shtëpia, 55-vjeçari “i rrëmbyer” nga xhelozia goditi gruan e tij në kokë dhe fytyrë. Teksa dhunonte gruan, ai u kujdes gjithashtu që të ngrinte volumin e televizorit në maksimum për të fshehur britmat.

Gruaja është përpjekur të rezistojë, por ai ka nisur madje ta kafshojë duke i shkëputur me dhëmbë një pjesë të veshit dhe në fund ka tentuar që ta mbysë. Gruaja, ndonëse me lëndime të shumta, arriti të çlirohej nga duart e të shoqit dhe doli nga shtëpia dhe kërkoi ndihmë nga banorët e tjerë. Në momentin që policia mbërriti në banesën ku ndodhi ngjarja, autori nuk ishte më aty pasi ishte arratisur.

Hetimi nga karabinierët e San Mauro Pascolit filloi menjëherë, i koordinuar nga Prokuroria Publike në Gjykatën e Forlit, e cila dha rezultatet e dëshiruara pasditen e së dielës së kaluar, kur i arratisuri ndodhej në brendësi të Milanos. Karabinierët e San Mauro Pascolit vunë në gatishmëri civilë dhe automjete në terren, gjë që bëri të mundur gjurmimin dhe arrestimin e burrit në parkun e qytetit të Komunës Garbagnate Milanese.

Sipas asaj që shkruajnë mediat italiane, 55-vjeçari ka qenë në shoqërinë e disa shqiptarëve të tjerë, pozicioni i tyre është duke u hetuar nga Prokuroria. Ai u dërgua në burgun San Vittore në Milano ku do të presë vendimin e drejtësisë.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit