E martë, 26 Nëntor, 2024

Krimi i organizuar/ Dumani: Në Shqipëri, atraksion për të investuar produktet e veprës penale

Kreu i SPAK, Altin Dumani është shprehur se është më shumë i shqetësuar me ata gjyqtarë dhe prokurorë që kaluan vetingun dhe sërish qëndrojnë në sistem dhe këtë deklaratë të tij e ka argumentuar si më poshtë:

“Unë jam më shumë i shqetësuar me ata që kanë kaluar vetingun dhe vazhdojnë të jenë në sistem që sërish mund të ndeshemi para personave me natyrë korruptive, realisht ky është shqetësimi im më i madh. Këtu jemi të vëmendshëm dhe nga mediat, edhe nga shoqëria civile, por edhe nga politika kur ka denoncime, përpiqemi të mbajnë shënime dhe të bëjmë vlerësimet tona paraprake. Vjet ne arrestuam një prokuror në detyrë, proceduam një gjyqtare në detyrë dhe disa ish-gjyqtarë dhe ish-prokurorë. Ne jemi shumë të vëmendshëm, koha do e tregojë. Do të takohemi ndoshta pas një viti dhe këtu do të jemi. I kemi në vëmendje dhe jemi të fokusuar.”

Gjatë raportimit të tij në Komisionin e Ligjeve, kreu i SPAK, Altin Dumani është shprehur se duhet të jenë të vëmendshëm edhe brenda Strukturës së Posaçme brenda së cilët ka thënë që “patjetër që janë me këmbanë alarmi” në lidhje me shkeljet flagrante që mund të ndodhin.

“Të pranojmë se kaluan vetingun dhe nuk do të korruptohen gjyqtarë dhe prokurorë, kjo është një utopi. Jemi të ekspozuar të gjithë. Të jemi të vëmendshëm, do të kemi çështje penale dhe do të vijmë me raste konkrete. Edhe sa i takon brenda SPAK, unë jam i vëmendshëm dhe i gjithë stafi janë të vëmendshëm. Kemi dhe një proces vetingu që funksionon brenda institucionit, janë betuar rreth 60 veta vitin e kaluar, nga këta vetëm 1 është larguar. 1 tjetër është larguar nga detyra si rezultat i një procesi në raport me shkeljet të një natyre flagrante dhe çuan në largimin nga detyra dhe kemi 9 të dorëhequr për shkak edhe të procesit të vetingut brenda llojit. Por patjetër që jemi me këmbanë alarmi edhe brenda SPAK-ut”, u shpreh Dumani.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit