E martë, 26 Nëntor, 2024

Çereneci i Sipërm në Bulqizë, fshati i heshtur që po “zhduket” çdo ditë

Largimi masiv i të rinjve por edhe të moshuarve nga fshatrat e vendit tonë është një kambanë alarmi e cila po bie vazhdimisht vitet e fundit. Fshatrat tashmë janë kthyer në të heshtur pasi në të jetojnë shumë pak banorë, ndërsa të rinjtë janë larguar.

Këtij fenomeni nuk i ka shpëtuar as fshati Çerenec i Sipërm në Bulqizë. Ato pak banorë të mbetur aty janë të moshës së tretë ndërsa deklarojnë se të rinjtë janë larguar për të mos u kthyer më në vendlindjen e tyre.

Sipas banorëve, shkaqet janë të shumta që nga mungesa e shërbimeve jetike për ta, rruga, uji i pijshëm, ai vaditës etj. Tjetër arsye madhore është edhe mungesa e një pune për të siguruar të ardhura ekonomike, gjë të cilën mund ta bënin edhe me bujqësi, por mungon uji vaditës.
Hajrie e Daije Muka shprehen se me këtë ritëm, fshati i tyre i cili dikur gumuzhinte nga njerëzit, do të kthehet në një fshat të shkretë.

Braktisjen e fshatit Çerenec i Sipërm e tregojnë edhe banesat e rrënuara, apo gati në rrënim të plotë.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit