E hënë, 25 Nëntor, 2024

Nxënësit do të shkojnë në shkollë nesër, do të zëvendësojnë pushimin e të premtes së Ditës së Verës

Ditën e nesërme, edhe pse e shtunë, nxënësit e arsimit parauniversitar do të shkojnë në shkollë për të zhvilluar proces mësimor.

Ky vendim është marrë nga Ministra e Arsimit për të zëvendësuar ditën e pushimit që bënë të premten e 15 Marsit, një ditë pas festës së Ditës së Verës.

Në atë kohë, Këshilli i Ministrave mori vendimin që ta bënte të premten e 15 Marsit pushim si për Administratën Publike dhe për Arsimin Parauniversitar, duke iu dhënë 4 ditë pushim, bashkë me të enjten, e cila ishte pushim zyrtar për shkak të festës.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit