GREQI – Një fermer rreth 57-vjeç ka humbur jetën tragjikisht mbrëmjen e kësaj të shtune në Greqi. Sipas mediave vendase ngjarja ka ndodhur në zonën e njohur si Psiloma Kalambakas, ku fermeri ishte duke mbledhur kafshët e tij dhe papritur një makineri është rrëzuar dhe e ka zënë poshtë duke i marrë jetën.
Nuk dihen ende shkaqet dhe rrethanat e plota të ngjarjes, apo identiteti i viktimës, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rastit.