Një 28-vjeçar ka humbur jetën tragjikish, paraditen e kësaj të hëne (27 maj) në Tiranë.
I riu ka rënë nga lartësia e pallatit ku po punonte, në rrugën “Aleksandër Mojsiu”, dhe për pasojë ka gjetur vdekjen.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 27.05.2024, rreth orës 08:20, në rrugën “Aleksandër Mojsiu”, në një pallat në ndërtim e sipër, duke punuar ka rënë nga lartësia shtetasi A. F., 28 vjeç, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra ka humbur jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.