Sipas informacioneve furgoni i linjës Peshkopi-Tiranë ka dalë nga rruga dhe për pasojë janë plagosur 5 persona.

Një nga të plagosurit po dërgohet drejt Spitalit të Traumës, ndërsa  4 të plagosurit e tjerë po marrin ndihmë ne Spitalin e Klosit.

Policia në vendngjarje, po punon për zbardhjen e rrethanave. /btvnews.al