E diel, 24 Nëntor, 2024

“Biri im do të shkosh në parajsë”, Rama batuta me përfaqësuesin austriak te UBT: Kur të takosh Shën Pjetrin…

Kryeministri Edi Rama nga Universiteti Bujqësor i Tiranës ku u lidh një marrëveshje bashkëpunimi me universitetin e njohur të Vjenës, Boku, nuk i kurseu batutat.

Ai ‘ngacmoi’ me humor rektorin në universitetin e Vjenës, Hubert Hasenauer, duke e imagjinuar se si do të jetë takimi i këtij të fundit në botën e përtejme me Shën Pjetrin. Rama tha mes humorit se Hubert do të shkonte në parajsë, pasi kishte bërë një të mirë për UBT-në në Tiranë.

“Jam rritur nga gjyshja. Të mos harrojmë asnjëherë, takimi i fundit është më i rëndësishëm, me një burrë të vjetër, që quhet Shën Pjetër. Duhet të kesh mbaruar punë me këtë botë. Ai do të pyesë; çfarë ke bërë në botën që le pas dhe nuk mjafton që të thuash; isha një njeri i mirë, bëra punën time. Sepse ajo çfarë është kyç për biletën për parajsë, është ajo që bën për të tjetër. Hubert, s’kam dyshim që je njeri i mirë, që ke qenë njeri i suksesshëm. Kur të shkosh te Shën Pjetri do ti thuash; unë ndihmova UBT në Tiranë, ai do të thotë; Biri im, meriton të shkosh në parajsë menjëherë. Mbaje mënd këtë. Ju do të më mbani mend dhe mua. Shën Pjetri do të jetë kaq i lumtur se ke ndihmuar dhe Shqipërinë. Shumë faleminderit dhe amanet Bardhin.”, tha Rama.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit