E diel, 24 Nëntor, 2024

Dibër/ Konfliktohen fizikisht 6 të rinj në Peshkopi, procedohen në gjendje të lirë

Ka nisur procedimi penal për 6 shtetas banues në Peshkopi pas një konflikti për motive te dobta.

Keta të fundit janë konfliktuar fizikisht dhe për pasojë janë proceduar penalisht nga Policia e Dibrës.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

 

Njoftimi i Policisë:

Komisariati i Policisë Dibër referoi materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasit A.Xh.,24 vjeç; S.B., 19 vjeç; E.L., 18 vjeç; D.B., 24 vjeç; V.K., 18 vjeç; E.K., 17 vjeç, banues në Dibër, pasi për motive të dobëta janë konfliktuar fizikisht me njëri tjetrin.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme. /btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit