E shtunë, 7 Shtator, 2024

FOTO/ Ky është peshkatari 30-vjeçar që humbi jetën sot në Bulqizë

Personi që shihni në foto është 30-vjeçari Klodian Kala, i cili humbi jetën tragjikisht pasditen e kësaj të diele.

30-vjeçari teksa ishte duke peshkuar ra në kontakt me rrymën elektrike dhe fatkeqësisht gjeti vdekjen e menjëhershme.

Ngjarja e rëndë u regjistrua ditën e sotme në Bulqizë. 30-vjeçari humbi jetën teksa po peshkonte me gjenerator, ku në një moment ka rënë në kontakt me rrymën elektrike.

Ngjarja ka ndodhur në lumin e fshatit Sofraçan, ndërsa grupi hetimor po kryen hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

“Rreth orës 17.30, në lumin e fshatit Sofraçan, shtetasi Klodian Kala, rreth 30 vjeç, duke peshkuar, dyshohet me gjenerator ka rënë në kontakt me rrymën elektrike, dhe për pasojë ka humbur jetën”, njoftoi Policia. /btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit