E martë, 3 Dhjetor, 2024

E rëndë/ Nënë shqiptare bashkë me të bijën 3 vjeçe humbin jetën në aksident

Një grua 42 vjeç dhe një 3-vjeçare, nënë e bijë kanë humbur jetën sot rreth orës 10:50 në një aksident trafiku në rrugën Dragash-Zhur.

Sipas një postimi në rrjetin social në Facebook të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se vdekjen e tyre e ka konstatuar stafi kompetent i emergjencës se spitalit rajonal në Prizren dhe në QKUK.

“Më datën 03.06.2024, rreth orës 10:50 është raportuar për një aksident trafiku të ketë ndodhur në rrugën Dragash-Zhur (Laku i Keq). Lidhur me rastin janë njoftuar njësitë kompetente policore të cilët menjëherë kanë dalë në vendngjarje.

Bazuar në informacionet e para në këtë aksident janë të përfshira një kamion me rimorkio dhe një automjet i udhëtarëve, si pasojë e këtij aksidenti dyshohet se dy persona kanë ndërruar jetë ( një grua 42 vjeçare dhe një fëmijë 3 vjeçar ), vdekjen e tyre e ka konstatuar stafi kompetent i emergjencës se spitalit rajonal në Prizren, ndërsa për rastin tjetër vdekjen e kanë konstatuar emergjenca e QKUK-ës  në Prishtinë, pasi që personi për shkak të lëndimeve është dërguar në Prishtinë”, thuhet në njoftim.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit