E hënë, 25 Nëntor, 2024

U dhunua barbarisht në mes të ish-Bllokut, lajme të mira nga avokati Sokol Mëngjesi, ja si paraqitet gjendja e tij

Kur kanë kaluar 5 ditë nga shtrimi në spital, gjendja shëndetësore e avokatit Sokol Mëngjesi është e stabilizuar.

Ditën e sotme i është bërë një skaner dhe burime nga spitali i Traumës bëjnë me dije se sipas skanerit gjendja është e stabilizuar.

Pas 5 ditësh, sot mjekët kanë nisur edhe uljen e medikamenteve që e mbajnë në gjumë, për të nisur tentativat për ta zgjuar nga koma, e cila zgjat në kohë si proces. Avokati vijon të jetë në intubim dhe mjekët kanë vendosur që ta mbajnë edhe dy ditë në intubim. Nga skaneri kane vene re një ulje të vogël të edemës.

Kujtojmë se prej disa ditësh Sokol Mëngjesi ndodhet i shtruar në spitalin e Traumës, ku raportohej se ishte në gjendje të rëndë, pasi një grup të rinjsh e dhunuan me mjete të forta në kryeqytet

Artikuj te ngjashem

Me te fundit