Ata kanë deklaruar në polici se nuk kanë dijeni për vendndodhjen e trupit të viktimës, ndërsa kanë treguar se vrasja ka ndodhur tek shkallët e hotelit “Greccia” pas një konflikti mes viktimës dhe autorit. Sipas raportimeve, ata i kanë dhënë qese mbeturinash për të fshehur trupin dhe më pas e kanë ndihmuar për ta transportuar në makinë. Të dy kanë thënë se autori i ka detyruar ta ndihmonin.
Trupi i viktimës ende nuk është gjetur, ndërsa policia vijon me kërkimet. Pritet edhe dëshmia e Shehut për të hedhur dritë mbi detajet, shkaqet dhe rrethanat por edhe mbi fshehjen e trupit të pajetë të 31-vjeçarit. Kërkimet janë përqendruar përgjatë rrugës Dhërmi-Himarë, por edhe në ndonjë zonë të dyshimtë që mund ta ketë hedhur trupin, janë kontrolluar edhe kanale apo zonat ku kalon makina, Gjipe, Vuno, Ilias, edhe nga deti me policinë kufitare e cila bashkëpunim me drejtorinë e policisë së Vlorës. Mëngjesin e sotëm, policia ka ngritur edhe dronin duke kontrolluar territore që mendohet se mund të jetë hedhur trupi.