Temperaturat pritet të rriten ndjeshëm gjatë javës së ardhshme duke na futur vrullshëm në stinën e verës.
Nga të dhënat e stacioneve meteorologjike rajonale, mësohet se temperaturat pritet të arrijnë në 35-36 gradë Celsius në zona të caktuara të vendit, ndërkohë që i gjithë territori pritet të pushtohet nga i nxehti me burim veriun e Afrikës.
Temperaturat do të kenë një rritje graduale duke nisur nga e hëna ndërkohë që kulmi do të jetë ditën e mërkurë dhe të enjte. Temperaturat maksimale do të shënohen në zonën e Cërrikut, Belshit dhe Kuçovës ku termometri pritet të arrijë në 36 gradë Celsius gjatë të mërkurës në mesditë.