E martë, 26 Nëntor, 2024

Vritet me thikë 61-vjeçari shqiptar në Itali

Një 61-vjeçar shqiptar është vrarë me thikë rreth orës 23:00 të mbrëmjes së djeshme. Ngjarja, sipas medieve italiane ka ndodhur pas një sherri të momentit mes shqiptarit dhe autorit 41-vjeçar me origjinë italiane.

61-vjeçari shqiptar kishte shkuar për të vizituar mbesën e tij, fqinje e sulmuesit.

Sipas një rikonstruksioni fillestar, mes të dyve ka shpërthyer një debat  për shkak të qëndrimit tallës të italianit ndaj shqiptarit.

Në vendin e ngjarjes mbërritën karabnierët të cilët arrestuan autorin dhe i kanë sekuestruar thikën me të cilën kreu krimin.

Ai akuzohet për vrasje të rëndë me dashje.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit