Kombëtarja ka zhvilluar ditën e djeshme dy seanca stërvitore, një paradite e cila nisi në orën 11:00, ku përveç portierit Etrit Berisha, i cili kishte dhimbje në shpinë, i gjithë grupi tjetër u stërvit normalisht.Të vendosur në kampin bazë në Kaiserau, në një kompleks shumë të mirë sportiv që prej ditës së shtunë, kuqezinjtë dolën në fushën e stërvitjes edhe për seancën e dytë e cila u zhvilluar pasdite dhe u ndoq nga një numër i lartë tifozësh, të cilët nuk u trembën nga shiu, kjo pasi hyrja ishte e lirë për të ndjekur nga afër lojtarët.
Sa i përket formacionit, dilema mbetet në portë mes Strakoshës dhe Berishës, ndërsa në mbrojtje Hysaj është më mirë se Balliu, ndërsa balotazh të fortë ka mes Ajetit dhe Ismajlit. Pjesa tjetër mbetet si më poshtë: Gjimshiti, Mitaj, Asllani, Ramadani, Bajrami, Asani, Seferi, Broja.