Komisioni Hetimor për Koncesionet dhe Check-Up është shoqëruar me debate të ashpra këtë të enjte.
Opozita kërkoi mos praninë e Milva Ekonomit në mbledhje gjatë pyetjes së audituesve të KLSH, pasi përbën konflikt interesi.
Deputetja Ina Zhupa theksoi se “një nga anëtaret e komisionit në pozicionin e vet si drejtoreshë e Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor ka nënshkruar kontratë koncensionare me Saniservice për koncesionin e sterilizimit. Për sa kohë ne do të marrim në pyetje anëtarët e KLSH të cilët kanë audituar dhe i del emri në raport një nga anëtaret e komisionit, a duhet të qëndrojë anëtarja e komisionit dhe të marrë në pyetje ata që e kanë audituar në kohën që ka qenë drejtoreshë e fondit, pra a ka një konflikt interesi?”
Nga ana tjetër, Ekonomi tha se nuk është në konflikt interesi, pasi kontrata që ka nënshkruar si drejtoreshë e FSDKSH në vitin 2015 me një prej kompanive koncesionare “Saniservise”, ka qenë kontratë financiare.
Ekonomi tha se FSDKSH nuk harton kontrata dhe s’ka qenë në procesin e përzgjedhjes së kompanive dhe se në atë kohë nuk mbante mandatin e deputetes.
Ekonomi: Unë nuk kam firmosur kontrata, nuk është e njëjta gjë nuk kam qenë në procesin e zgjedhjes.
Vokshi: S’ ka lidhje kjo, keni qenë drejtuese
Vokshi-Ndrecës: E para mos ma ngri zërin se zonja Milva mbrohet vetë, jemi këtu për të hetuar, mos ndërhy, kur flas unë mos fol, unë dua të kuptoj se kush janë. Kujt i bërtisni juve, ngadalë uleni zërin, s’na bërtisni dot këtu, me etikë zoti Koçi, s’i drejtohesh dot kryetares kështu.
Koçi: Ça është kjo kështu.,
Vokshi: Mos bërtisni, flisni me edukatë se ndryshe ju nxjerr, mos guxo të ma ngrini zërin.
Vokshi: Është çështje morale zonja Ekonomi, ajo ka dhënë urdhra ka vënë firmën për njërën nga koncesionet.
Ndreca: Po ju bëj juve thirrje të ruani qetësinë, nuk na tregon ti dot guximin, ngritja e zërit është për shkak të uzurpimit, fakti që ke një mikrofon dhe një buton që i ndalon fjalën të tjerëve s’ta jep të drejtën të flasësh gjysmë ore. Kë gjysmë ore që merresh me njërin prej anëtarëve. Nuk të marr leje se ku futem unë, prandaj i kemi ligjet për të ndarë se çfarë është e drejtë. S’ka asnjë deklaratë të dorëzuar në sekretari.
Komisioni Hetimor për Shërbimet Publike të Sterilizimit dhe Check-Up në shëndetësi, do të zhvillojë disa seanca dëgjimore, me përfaqësues të KLSH dhe përfaqësues të nismës “Thurje”, për të sqaruar rrethana të ndryshme, që lidhen me çështjen.
1. Ora 11:00 – Bexhet Zeqiri
2. Ora 12:00 – Brunilda Zenelaj
3. Ora 13:00 – Eduard Stafasani
4. Ora 14:00 – Melina Kabo
5. Ora 15:00 – Semiram Jakupi
Ora 16:00 Nisma “Thurje”
Endrit Shabani
Panajot Soko
Artan Koni