Dhjetëra automjete që lëvizin në drejtim të Qarkut Dibër dhe Tiranës janë bllokuar në vendin e quajtur shkalla e Tujanit pak kilometra në hyrje të kryeqytetit.
Shkak për këtë mësohet se janë bërë punimet që po kryhen në skarpatën e rrugës.
Rënia e gurëve masiv në rrugë ka detyruar automjetet të pengohen në lëvizjen e tyre. Një situatë e tillë është prej disa muajsh në këtë aks rrugor teksa drejtuesit e mjeteve bllokohen pa paralajmërim.