Më herët, gjatë ditës së sotme, “Prive.al” bëri një postim në lidhje me artistin që dëshironi të përfaqësojë Kosovën në Eurovizion, në vitin 2025.
Ndër shumë komentues, pikasi komenti i Stresit, i cili kishte bërë tag këngëtarin e njohur, Ylli Limanin.
Një nga ndjekësit e faqes shkroi poshtë postimit për komentin e Stresit, duke sugjeruar Don Xhonin. Mirëpo Stresi nuk e ka lënë me aq
“Po qysh jo. Edhe gjyshja jeme që don jau bi e ka zonin shumë karakteristik”, iu përgjigj ai komentit të ndjekësit.
Nga ana tjetër, Don Xhoni postoi në “Instastory” një foto me Stresin, ku mbi të shkruante: “Stresi payBack brudi”.