Ish-deputeti i PD-së, Belind Këlliçi, në protestën e opozitës para Bashkisë Tiranë, u shpreh se opozita sot është me logon dhe flamurin e saj.
Ai theksoi se nuk do të tërhiqen nga protestat, teksa shtoi se nuk do të bëjnë hapa pas.
Belind Këlliçi iu drejtua demokratëve duke thënë se “mos u mërzisni, kanë qenë 30 muaj të vështirë, por me qëndresën tuaj ia dolëm të rrëzonim planin e Ramës për të lënë vendin pa opozitë”.
“Ju mendoni se ne do të ndalemi, ju mendoni se duke hedhur gaz lotsjellës do të ndalemi? E keni gabim, të gjithë hajdutët do të shkojnë atje ku e meritojnë. Nëse mendoni se kjo betejë është pa bazë e keni gabim. PD sot është me logon e saj, flamurin dhe njerëzit e saj, në betejë për të vërtetën dhe Shqipërinë, për të gjithë qytetarët. I bëj thirrje policisë së shtetit, askush nuk e ka betejën me ju. Guxoni dhe prekni qytetarët, silluni si banditë dhe si banditë do të trajtoheni.
Është protesta e 12-të që jemi bashkë., Në vend që të përballeni me hajdutët përballeni me qytetarët e thjeshtë, ne pa çuar Erion Veliaj dhe drejtorët e Bashkisë para drejtësisë nuk do të ndalemi.
Nëse mendoni se do të bëjmë hapa pas ne nuk do të tërhiqemi.
Demokratë mos u mërzisni, kanë qenë 30 muaj të vështirë, por me qëndresën tuaj ia dolëm të rrëzonim planin e Ramës për të lënë vendin pa opozitë”, tha Këlliçi.